Pas zhvillimit të javës së 8 të Abissnet Superiores, misioni dedikuar futbollist shqiptar, “Analizë Superiore”, nën drejtimin e Sokol Xhihanit dhe me video-analistin e Shqipërisë U19, Fatjon Bardhi, ka përditësuar formacionin më të mirë deri tani.
Kështu ndryshe nga një javë më parë, ka sërish 4 ndryshime në formacion, teksa përveç dy emrave të rinj, dy të tjerë janë rikthimi mes më të mirëve pas vetëm një jave.
Gjetja e fitores së parë nga ana e partizanit, bëri që Emiliano Musta dhe Egzon Belica të riktheheshin mes më të mirëve, me të parin që shënoi gol dhe tjetrin që ndihmoi në mbajtjen e portës të paprekur.
Risi në formacion është Redon Xhixha, që shënoi dy gola ndaj Dinamos në derbi dhe i mori vendin Liridon Latifit, i cili u bë protagonist negativ me reagimin pas zëvendësimit në transfertën ndaj Egnatias.
Gjithashtu edhe portieri i Teutës, Pano Qirko dorëzon vendin mes më të mirëve, këtë herë te gardiani i Tiranës dhe përfaqësueses së Kosovës, Visar Bekaj, i cili mban të paprekur rrjetën prej tre ndeshjesh radhazi në kampionat.
Top Channel