Një gabim në nisje nga Valteri Bottas, bëri që Max Verstappen të merrte kryesimin e garës në Meksikë, pozicion të cilin e ruajti deri në fund dhe tani e sheh veten gjithnjë e më pranë titullit kampion.
I pari që shpërtheu në kritika ndaj finlandezit të Mercedes, ishte shoku i tij i skuadrës, Lewis Hamilton, i cili tha se “Bottas e la portën hapur për kundërshtarin” dhe madje u ankua edhe në komunikimin në radio me skuadrën.
Megjithatë 24 orë më vonë, duket se kampioni në fuqi i botës ka reflektuar dhe ka deklaruar se së bashku me Bottas do të vijojnë luftën për titull deri në fund, duke u tërhequr nga deklaratat e një dite më parë.
“Dje thashë se Bottas la portën hapur dhe të gjithë shpërthyen në kritika. Megjithatë ne jemi një skuadër dhe fitojmë e humbim së bashku. Kemi të gjithë ditë të këqija, por jetojmë që të përmirësohemi. Shihemi në garën tjetër Valteri, vazhdojmë përpara vëlla”, tha ndër të tjera Hamilton.
Top Channel