Kompania Tibo është penalizuar tre herë me gjoba për shkak se është faktuar pirateria televizive në dëm të të të tjerëve.
Digitalb është dëmtuar më rëndë nga të gjithë nga vjedhja që vijon e bën Tibo duke transmetuar pa asnjë të drejtë kanalet dhe prodhimet televizive të top media. Autoriteti i Mediave Audiovizie ka vendosur tre gjoba me vlerë 5 milionë lekë të reja ndaj platformës TIBO për pirateri televizive.
Në hetime është zbuluar se TIBO pas prishjes së kontratës me Digitalb në muajin qershor ka vijuar të transmetojë kanalet e saj në mënyrë të paligjshme. Për këtë arsye në muajt shtator, tetor dhe nëntor, Autoriteti ka verifikuar në çdo rast paligjshmërinë.
Ligji përcakton qartë se në rastin kur një operator shërbimi mediatik gjobitet tre herë nga AMA, licenca e itj duhet të reduktohet, ndërsa nëse shkeljet vazhdojnë mund t’i hiqet tërësisht licenca deri në konfiskimin e paisjeve.
AMA ka hezituar ta marrë këtë hap për shkaqe administrative të brendshme. Mangësitë në bordin e AMA i kanë dhënë mundësi piratëve tel;evizive të dëmtojnë tregun dhe të vjedhin, grupet mediatike që janë edhe taksapaguesit më të mëdhenj. Çdo muaj platforma TIBO bën dëm ekonomik ndaj Digitalb, duke vjedhur programe ekskluzive si Big Borther Vip, evente sportive dhe kanale filmash, për të cilat investohen miliona euro ekskluzivisht për abonentët.
Edhe në abonimet që paguhen për platformën e TIBO premtohen ende kanalet e Digitalb duke e çuar funksionimin e kësaj platforme në paligjshmëri totale.
TIBO vazhdon dhe i premton abonentëve të saj kanalet e platformës, duke mashtruar klientët haptazi.
Top Channel