Rama-Basha përplasen për borxhin/ Basha: 2 miliard 7 PPP për një grusht njerëzish, Rama: Borxh të japin kur je i aftë ta shlyesh

09/11/2021 00:47

Diskutimi në parlament i disa ndryshimeve në për buxhetin e vitit 2021 u përdor nga krye-demokrati Lulzim Basha për të përsëritur akuzat konstante se ku më së shumti shkojnë paratë e buxheteve të qeverisë Rama. EuroBondi tha kryeminisrtri është një mekanizën financimi nuk është marrim borxh, lajm borxh.

“Borxhi sa i gjithë ai i marrë nga të gjitha qeveritë e mëparshme 1991-2013. Paratë shkojnë për një grusht njerëzish e mbjelin si doktor shkencash paçka skanë diplomë barinjsh. 2 miljard për 7 PPP për një grusht të vogël njerëzish. Kjo çmenduri e babzi ka sjellë eksport shqiptarësh e të importojmë hallexhi për t’i zëvendësuar me skllevër modern pa të drejta politike. Largimi i të rinjve po godet ekonominë”- tha Basha.

“Borxhi që latë ju ishte 74% dhe s’kishte as tërmet dhe as pandemi. Dhe ju nuk zbritët sot në Shqipëri, në këtë legjislaturë dhe jeni ndarë në dy krahë….nuk e di se kujt do t’i ngjajë ajo kacafytje në PD, por shqiponjës jo njëherë. Një familje kur është në pozitë të vështirë, normalisht që merr borxh për shtëpinë, nuk rri në diell e shi. Por ka edhe një problem se jo të gjithë ta japin, eurobondi nuk është hua që u merret budallenjve, duhet të dëshmosh që je i aftë ta shlyesh. S’ka bankë që të jep borxh nëse ti nuk vërteton ta shlyesh”- tha Rama.

Propozimi ngritjes së akademisë së barinjve nuk i mungoi komenteve të Lulzim Bashes dhe Edi Ramës në parlament.

“Këto miliarda euro borxh të marra në emër të shqiptarëve shkuan dhe shkojnë për një grusht të vogël njerëzish, që janë të lidhur ngushtë me këta që ulen mbrapa. Që e mjelin shtetin e shqiptarëve si doktorë shkencash, edhe pse nuk kanë diplomë nga akademia e barinjëve me të cilën tallen për të mbuluar dështimin në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë”- vijoi Basha.

Top Channel