Prej disa kohësh ka nisur “lufta e ftohtë” mes klubeve më të mëdha europiane për të pasur në organikë sezonin e ardhshëm, Erling Haaland. Futbollisti i Dortmund i ka bërë të gjithë për vete me interpretimin që i bën fazës sulmuese, ndaj askush nuk kërkon të heqë dorë nga bomberi norvegjez.
Mes klubeve që kërkojnë shërbimet e 21-vjeçarit është edhe Bayern Munich. Për bavarezët, Haaland do të ishte i duhuri për të zëvendësuar Robert Lewandovskin, i cili mund të lëvizë nga Gjermania. Mirëpo, një “goditje nën brez”, Bayern-it i ka ardhur nga një legjendë e këtij klubi si Lothar Matheus, teksa ky i fundit shprehet se Haland do të përshtatej më shumë te Real Madrid. Ha
“Haaland ndoshta mund të përfundoj te Bayern pas Lewandovskit, por nuk mund të jenë të dy atje në të njëjtën kohë. Sipas mendimit tim, Haaland do të përshtatej më shumë te Real Madrid duke pasur përkrah edhe Kylian Mbappe”, thekson Mathaus.
Top Channel