“Krimi ka marrë revansh”/ Salianji akuza Ramës: Po poshtëron Policinë e Shtetit për propagandë politike!

09/11/2021 12:40

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar pas fjalës së kryeministrit Edi Rama gjatë prezantimit të buxhetit të Ministrisë së Brendshme për vitin 2022.

Sipas Salianjit, Policia e Shtetit duket si instrument për qëllimet e kryeministrit dhe jo strukturë shtetërore për të luftuar krimin. Ai akuzon se Policia e Shtetit u keqpërdor si sfond nga Rama edhe gjatë fushatës elektorale.

Reagimi i plotë:

Të poshtërosh policinë e shtetit duke e përdorur si sfond të propogandës politike bën që çdo polic të ndihet i fyer, i poshtëruar, i pambrojtur!

Në këto kushte policia duket si instrument për qëllimet e KM dhe jo strukturë shtetërore për të luftuar krimin!
Njësoj siç i keqpërdor për sfond i detyron në fushatë elektorale për të bashkëpunuar me llumin për të siguruar vota për Rilindjen, prandaj krimi ka marrë revansh dhe vrasjet e stilit mafioz ndodhin dhe nuk zbardhen, droga dhe krimi bëjnë kërdinë, grabitjet dhe dhuna është e përhapur kudo duke e kthyer territorrin në zotërim dhe sfond të kriminelëve!

Top Channel