Në orën 15:00 të ditës së sotme, ekipi kombëtar zbriti në fushë nën urdhrat e trajnerit Edi Reja. Kuqezinjtë po përgatiten për ndeshjet e fundit kualifikuese të Katar 2022, fillimisht në transfertë ndaj Anglisë më datë 12 nëntor dhe pas tre ditëve në shtëpi ndaj Andorrës.
Ndërkohë, në seancën e sotme, ndryshe nga ajo e kaluara, portieri Tomas Strakosha ishte në stërvitje si normalisht duke kaluar një problem të vogël që e shqetësonte në gju. Nga ana tjetër, vlen të theksohet se kjo e sotmja ishte seanca e parë stërvitore për Marash Kumbullën dhe Bekim Balajn, të cilët mbërritën vetëm dje në mbrëmje grumbullim.
Sakaq, seanca e sotme stërvitore do të jetë një e vetme dhe do të zgjasë 60 minuta duke qenë se të gjithë lojtarët janë të gatshëm fizikisht. Sa i përket Armando Brojës, në stafin e kuqezinjve kanë besim se lojtari do ta kalojë problemin në kavilje dhe do të jetë i gatshëm për Anglinë, ndërsa kombëtares do të mund t’i bashkohet vetëm në Londër. Aktualisht, sulmuesi është nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor të Sauthhampton./ Supersport
Top Channel