Autoritet greke kanë sqaruar me një deklaratë të Sekretariatit të Përgjithshëm të Tregtisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit në Ministrinë e Zhvillimit dhe Investimeve, se klientëve të huaj që vizitojnë dyqanet greke nuk u kryhet kontrolli i certifikatave të vaksinimit apo të testeve me aplikacionin special COVID Free GR sipas ligjeve të reja në kuadrin e masave që ka marrë prej ditës së shtunë qeveria greke .

Gjatë fundjavës shumë klientëtë huaj nga Bullgaria, Maqedonia e Veriut , Serbia dhe Shqipëria janë ndaluar të hyjnë në dyqanet me pakicë apo restorantet dhe baret pasi aplikacioni në fjalë nuk u njihte certifikatat e vaksinimit.

Reagimi i parë ka ardhur nga unioni i bisneseve të vogla të cilat kanë kërkuar nga qeveria dhe Ministria përkatëse të zgjidhej problemi në fjalë , pasi klientët e huaj të cilët nuk kishin problem në hyrjen e pikave doganore , nuk mund të konsumonin asgjë në dyqanet greke.

Ndaj në mesditën e së martës Ministria e Zhvillimit ka publikuar urdhëresën e mëposhtme ku ndër të tjera sqarohen detajet e hyrjes së të huajve në restorante dhe dyqane me pakicë. Konkretisht thuhet se:

“Sekretariati i Përgjithshëm i Tregtisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit në Ministrinë e Zhvillimit dhe Investimeve njofton publikun konsumator dhe shoqëritë e hotelierisë, argëtimit dhe shitjes me pakicë se sipas paragrafit 2 të nenit 9 të JMD D1a/GP.oik.69136 (B ‘5138) “Masa urgjente për mbrojtjen e shëndetit publik nga rreziku i përhapjes së mëtejshme të COVID-19” se hyrja dhe shërbimi i klientëve të huaj që kanë një certifikatë vaksinimi ose vertetim së kanë kaluar se fundmi sëmundjen nga një vend jashtë Bashkimit Evropian lejohet thjesht duke treguar certifikatën të shtypur në letër dhe një dokument që vërteton identitetin (pasaportën), pa qenë i nevojshëm kontrolli me aplikacionin COVID Free GR » .

Greqia ka katër dite që po zbaton masat e reja në lidhje me të pavaksinuarit të cilët lejohet të hyjnë pa vërtetimin e testit negativ që duhet të kryejnë dy herë në javë, vetëm në supermarket, farmaci dhe në kisha. Me frikën e gjobave të reja , por dhe të përhapjes së koronaviruist, bizneset me pakicë zbatojnë me përpikmëri hyrjen e klienteve në dyqane duke kontrolluar me aplikacionin në fjalë gjithë klientet grekë.

Dje Greqia ka regjistruar përsëri rekord të infektimeve prej fillimit të pandemisë me 7335 raste te reja, 65 humbje jete dhe 477 të intubuar. Mjekët e spitaleve të Selanikut kanë deklaruar se nëse nuk rriten vaksinimet ka shumë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA