Braçe rendit problemet e fermerëve: Politikat që lidhen me bujqësinë janë të paqëndrueshme. Është momenti që…

09/11/2021 10:59

Deputeti socialist, Erion Braçe ishte i ashpër në Komisionin e Ekonomisë kur foli për problemet e fshatit, të bujqve dhe blegtorëve.

Braçe renditi disa problematika kryesore që penalizojnë sot fermerët dhe që duhet ndërhyrë menjëherë.

“Disa problematika që mund të jenë pjesë e Ministrisë së Bujqësisë për vitin e ardhshëm dhe në vijim. Politikat që lidhen me bujqësinë janë të paqëndrueshme.

-Një politikë fiskale e paqëndrueshme në një fabrikë që ka çati dhe krijon probleme, jo më në një sektor ku punohet në qiell të hapur në dimër, në verë, në kushte të vështira dhe natyrisht e gjithë mundi dhe të ardhurat që fermerët pretendojnë janë të varura edhe nga kushtet atmosferike. Ti shtosh një tjetër hall që vjen nga paqëndrueshmëria e politikave qeverisëse është shumë. Kudo mundet të mbajë struktura, por në bujqësi nuk mban. 

-Qëndrueshmëria e skemave të mbështetjes. Ta dijë bujku që këto 4 vite politika e mbështetjes së tij do jetë përmes kësaj, kësaj, kësaj, skeme.

-Politikat e taksimit janë të paqëndrueshme dhe nuk e ndihmojnë prodhimin në fshat. Nëse qeveria ka bërë shumë mirë që ka mbështetur edhe pikat e grumbullimit edhe fabrikat e përpunimit, edhe linjat brenda pikave të grumbullimit për të përmirësuar cilësinë e punës së tyre, në krahun tjetër taksimi nuk e ka ndihmuar dhe paqëndrueshmëria në taksim, ka krijuar probleme shumë të mëdha për prodhimin bujqësor.

-Te paqëndrueshmëria e politikave fiskale ka një problem shumë të madh që lidhet me personalizimin e politikave fiskale. 3 vite ditë më ditë nga sot i kemi thënë këtu Ministrit të Financave mos se po e dëmton, do bësh dëm dhe ja ku jemi 3 vite më pas. E provuar sidomos në blegtori.

Është momenti të mblidhemi, me qëllim që t’i japim fshatit atë që i takon”, tha Braçe.

Top Channel