Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç deklaroi se nuk pret që letra e dërgur presidentit amerikan Joe Biden nga 6 kongresmenë të prodhojë ndonjë ndryshim.

Mund të jem naive, por nuk pres të tjetërsohet politika e SHBA-së ndaj Serbisë”, tha ajo për REF.

Media të ndryshme raportuan se disa kongresmenë amerikanë i kërkuan Bidenit të shqyrtojë vendosjen e sanksioneve ndaj personave të caktuar, të cilët, siç thuhet në letër, kontribuojnë në destabilizimin e situatës në Ballkanin Perëndimor.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, akuzohet në mënyrë të veçantë për thellim të korrupsionit, ndërsa liria e mediave në vend thuhet të ketë mbërritur në pikën e re më të ulët.

Mediat pro-qeveritare, vazhdon mesazhi, kanë avancuar në zhvillimin e “marrëdhënieve reciprokisht të dobishme me Qeverinë”, ndërsa punët e kompanisë shtetërore “Telekom Srbija” janë “të mbuluara me fshehtësi”. Por Bërnabiç u shpreh se letra është qartazi rezultat i një fushate lobimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA