“Nuk kam frikë nga ngrirja e pronave dhe llogarive jashtë vendit, sepse nuk kam të tilla”.

Me këto fjalë e ka komentuar Aleksandar Vuçiç letrën e disa kongresmenëve amerikanë, të cilët, sipas mediave, i kanë bërë thirrje presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, të shqyrtojë një urdhër ekzekutiv për bllokimin e pronës dhe pezullimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara për personat që i kontribuojnë destabilizimit të situatës në Ballkanin Perëndimor.

Pas mori dozën e tretë të vaksinës kundër koronavirusit në Panairin e Beogradit, Vucic u shfaq sfidues ndaj thirrjes se ligjvënësve të cilët i kërkuan presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, të shqyrtojë një urdhër ekzekutiv për bllokimin e pronës dhe pezullimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara për personat që i kontribuojnë destabilizimit të situatës në Ballkanin Perëndimor.

Në letër, ndër të tjera, thuhet se mediat pro-qeveritare në Serbi po avancojnë “në një marrëdhënie të dobishme reciproke me Qeverinë”, si dhe se punët e kompanisë shtetërore, Telekom Srbija janë “të mbuluara me fshehtësi”.

Po ashtu thuhet se presidenti serb ka thelluar korrupsionin në Serbi, duke përfshirë përdorimin e krizës së pandemisë si arsyetim për të mbuluar shpenzimet shtetërore dhe për të blerë pajisje mjekësore dhe respiratorë mbrojtës.

Vuçiç vlerësoi se blerja e respiratorëve “nuk është dëshmi e ndonjë korrupsioni”, por e luftës së tij për Serbinë. “Unë gjithmonë do ta përsëris atë në të ardhmen,” u shpreh ai.

Top Channel