Selanik, të maskuar dhe të armatosur përleshen me punonjësin e kioskës/ Humb jetën 44-vjeçari, policia arreston 27 vjeçarin shqiptar (PAMJET)

08/11/2021 13:00

Organet greke të rendit kanë zbardhur një krim që ka ndodhur ditën e shtunë në lagjen ‘Tumba’, Selanik, dhe sipas informacioneve të para mësohet se kanë vënë nën pranga një 27-vjeçar shqiptar.

Burime policore bëjnë me dije se ngjarja tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesi të së shtunës, kur dy persona, 27-vjeçari me origjinë shqiptare dhe një bashkëpunëtor i tij, shtetas grekë, 35-vjeç, kanë hyrë të maskuar me një kioskë pranë stadiumit të ‘Paok-ut’ në Selanik dhe janë përleshur me nëpunësin 44-vjeçar.

Autorët kanë arritur të marrin një shumë parash nën kërcënimin e armëve, ndërsa sipas deklaratave të policisë 44-vjeçari është gjetur i lënduar rëndë nga kalimtarë dhe është dërguar menjëherë drejt spitalit të qytetit. Fillimisht janë konstatuar dëmtime cerebrale, por 44-vjeçari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve dhe për pasojë ka humbur jetën.

Ende nuk bëhet e ditur nëse viktima ka humbur jetën si pasojë e plagës në kokë apo nga një plumb në kraharor, pasi sipas nën drejtorisë së hetimeve kriminologjike të Greqisë veriorë që po heton ngjarjen është gjetur edhe një gëzhojë plumbi.
Nga kamerat e sigurisë është kapur momenti kur dy grabitësit po largohen me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ka tronditur gjithë qytetin, ndërsa janë publikuar edhe video e foto nga momentit i krimit makabër.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta