Pa ilaçe, pa para dhe pa shtëpi/ Historia e familjes së 40-vjeçares që nuk paguhet më me rregullat e reja

08/11/2021 15:25

Duket e pabesueshme, por në këtë dhomë, jo më shumë se 10 m katrorë jeton një çift dhe një fëmijë 12 vjeç.

Në gjendje të mjerueshme të dy prindërit janë me aftësi të kufizuara, ndërsa i vetmi burim jetesë ka qenë pagesa e paaftësisë.

Por edhe kjo pagese për Sofie Pjetrin u hoq. Gruaja 40 vjeçare vuan nga epilepsia dhe tashmë nuk mundet as të paguajë medikamentet e saj.

Sipas rregullave të reja të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë, një sërë diagnozash janë hequr dhe nuk janë pjesë e kalendarit të pagesës së aftësisë së kufizuar, përfshirë këtu edhe disa lloje të epilepsisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA