“Ku fiket ky?”/ Mërtirti dhe Ristani debat për kryedemokratin Basha: Sado mëkate të ketë bërë…

08/11/2021 21:57

Lulzim Basha dhe veprimtaria e tij në krye të PD-së ishte arsyeja e debatit midis Arben Ristanit dhe Ergys Mërtirit.

Duke mos mohuar gabimet e Bashën, që ka humbur në dy zgjedhje parlamentare, Mërtiri tha se “sido që të jetë, askush tjetër nga ata që janë larguar nuk mund ta reformojnë partinë”.

Ndërhyrjet e shpeshta të Ristanit acaruan analistin, që më tej tha se ka qenë afër Bashën tërë këto vite dhe e njeh mirë.

Mërtiri: PD nuk ka dhënë më llokma dhe kjo nuk ju pëlqen
Ristani: Dëgjo se kam një lloj respekti për ty. Ne jemi njerëz që kemi punuar 9 vite me Bashën dhe e kemi mbështetur në ditët më të vështira. Ti ndoshta punon për llokmën.
Mërtiri: Do më lesh të flas? Më dëgjo
Ristani: Ne jemi këtu për të thënë të vërtetat
Mërtiri: Nuk po më dëgjon. Ky po fiket ky? Nuk ka kuptim të flasim kështu
Ristani: Sado mëkate të ketë bërë Lulzim Basha, nuk besoj se do ta reformojnë partinë ata që janë larguar

Top Channel