Niveli mbetet ende poshtë objektivit të Bankës Qendrore prej 3%, por i lartë në krahasim me vitin e kaluar ku qëndronte në 1.8%, dhe është ndër më të lartit që nga viti 2017.
Nëse shohim grupet kryesore të cilat kanë ndikuar në inflacion janë ushqimet. Duke filluar nga perimet, zarzavatet, buka çmimet kanë ardhur me rritje nga muaji gusht, ndërsa duket se janë stabilizuar për tetorin.
Grupi i dytë është Transporti, ku çmimi i naftës ka arritur në nivele rekord deri në 195 lekë, ndërsa pas saj vijnë vjen grupi i qirave dhe lëndëve djegëse.
Arsyet kryesore për këtë valë rritje çmimesh janë për shkak të varësisë së vendit nga tregu i importit. Momentalisht në botë po ndodh një krizë furnizimi, me produktet kryesore që nuk po arrijnë në kohë në vitrinat e supermarketeve.
Nga krahu tjetër Europa është përballë një krize energjetike, gjë e cila ka rritur kostot e gazit, karbonit dhe produkteve të tjera djegëse.
Banka e Shqipërisë është shprehur se ky nivel çmimesh është kalimtar dhe pritet të reduktohet në 2022, duke lënë gjithashtu të lirë edhe politikën e saj monetare, me normat e interesit në nivele rekord prej 0.5%.
Në Evropë po zhvillohet një betejë pikërisht për inflacionin, ku Bankat gjermane ankohen se inflacioni po shkatërron çdo kursim dhe aset financiar, ndërsa Banka Qëndrore Evropaine nga krahu tjetër ka vërejtur se situata mbete ende nën kontroll dhe nuk ka nevojë për ndërhyrje.
Top Channel