Digitalb ka hedhur në gjyq platformën TIBO për pirateri dhe dëm ekonomik. Pas ndërprerjes së kontratës në 1 qershor, TIBO vazhdon të transmetojë kanalet e Digitalb në kundërshtim me ligjin dhe pa asnjë kontrate duke vjedhur.

AMA, institucioni mbikëqyrës për mediat, e ka gjobitur tre herë platformën për këtë sjellje abuzive në muajin shtator, tetor dhe nëntor, por vjedhja vazhdon:

Eglinor Ramaj: TIBO po i vjedh të gjithë. Ka ankesa nga Top Channel, Klan dhe FSHF. Në kushtet kur kjo platformë nuk po ndërpret transmetimin e kanaleve të Digitalb edhe pas gjobave të vendosura nga AMA, ne kemi marrë një hap tjetër dhe kemi depozituar në Gjykatën e Tiranës padinë për pirateri dhe dëm ekonomik.

Digitalb duke respektuar të drejtën e saj ligjore dhe mbrojtjen e investimeve miliona euroshe që bën për eventet sportive dhe programet si Big Brother Vip i bën thirrje abonentëve të mos humbasin paratë e tyre në platforma pirate:

Eglinor: I bëj thirrje të gjithë abonentëve të ruhen nga këto platforma pirate dhe të mos çojnë dëm investimin e tyre, sepse në përfundim nuk do të jenë në gjendje të shikojnë programet e Digitalb.

Nëse një operator i shpërndarjes televizive merr tre gjoba ligji përcakton se duhet t’i reduktohet licenca dhe të vazhdohet me heqjen e plotë të saj. Hezitimi i AMA për të ndërmarrë këto veprime i kushtojnë miliona euro çdo muaj shoqërisë Digitalb duke dëmtuar edhe konkurrencën në treg.

Top Channel