Klubi i Arsenalit verën e kaluar nisi ristrukturimin e skuadrës, duke ruajtur besimin te trajneri spanjoll, Mikel Arteta.
U shpenzuan 187 milionë euro dhe blerjet me të rëndësishme ishin Ben White (58 milionë) dhe Odegaard (35 milionë). Por nuk mbaron me kaq. Drejtuesi i lartë i klubit, Josh Kroenke, shpjegoi në një intervistë se në një dritare të vetme merkatoje nuk mund të bënin gjithçka që dëshironin, kështu që ndërhyrjet do të vijojnë në janar.
“Kishim një ide të qartë se çfarë duhej të bënim me ekipin dhe kishte shumë fusha që duheshin adresuar. A ishim në gjendje t’i trajtonim të gjitha problemet në një dritare merkatoje? Nuk mendoj se po, por ne kemi bërë shumë përparim në fusha të caktuara,” – tha Kroenke në “Sky”. Ai nuk e përjashton mundësinë e një investimi të madh përsëri në janar.
“Edhe pse ne kemi filluar të tregojmë shenja përparimi, nëse nuk ecim përpara, do të ngecim. Cilët janë hapat tanë të ardhshëm? A ndihemi mirë me vendin ku jemi? Tifozët meritojnë akoma më shumë…”.
Flitet për një investim të madh në sulm. Bëhet fjalë për, Vlahovic, për të cilin “Topçinjtë” mund të shpenzojnë 80 milionë euro.
Top Channel