Ish-kryeministri Sali Berisha ka shprehur qëndrimin e tij kundër zgjedhjeve në FRPD, vendim i shpallur disa ditë më parë nga kryedemokrati Lulzim Basha.
Pas këtij vendimi, ishte deputeti Belind Këlliçi, i cili doli kundër këtij vendimi, ndërsa sqaroi se vendimi i Bashës erdhi menjëherë sapo ai i kishte konfirmuar faktin se do merrte pjesë në foltoren e Berishës, në Tiranë.
Ish-kryeministri tha se sot Basha duhet të kishte dalë në një debat të hapur, ndërsa shoti se kryedemokrati rri në zyrë dhe jep urdhra me telefon.
“Ne në këtë betejë kemi edhe probleme të brendshme të forta në PD. Pengkryetari ka humbur çdo lloj morali që drejtues dhe së fundmi është vërsulur ndaj organizatës suaj dhe të grave demokrate, në një hakmarrje të turpshme dhe primitive. Vendi i tij po të ishte burrë duhet të ishte burrë duhet të ishte para jush sot. Të ishte këtu me Belindin, Rigersnin, mua, në një debat të hapur, por rri kyçur në zyrën e tij, jep urdhra me telefon dhe deklaron njësoj si dikur në kohërat më staliniste të Shqipërisë uzurpimin e FRPD-së, uzurpimin e Lidhjes së Grave. Forumi juaj ka statutin, drejtuesit e vet, trashëgimië e tij, nuk është pronë e askujt, por është tërësia e idealeve më fisnike. Askush nga ju nuk është kundër zbatimit të statutit, kundër proceseve zgjedhore në radhët tuaja, por ato janë kompetencë ekskluzivisht e juaja. Do jeni ju që do zhvilloni procesin zgjedhor dhe do përcaktoni se si do t’i zgjidhni ju drejtuesit. Kryetari pa parti nuk përcakton dot më asgjë. E ka kapur një frikë e tmerr nga ju, është i pashpresë”, tha Berisha.
Top Channel