I gjithë bregdeti i Adriatikut po përjeton temperatura të ngrohta, të pazakonta për muajin nëntor.

Qytetarët po përjetojnë stinën e verës në prag të dimrit, ndaj po e shfrytëzojnë këtë mot kaq të ngrohtë për të shëtitur dhe dalë në bregdet. Disa kanë shijuar dhe banjot e diellit e detit.

Ka dhe qytetarë që teksa shijojnë motin e ngrohtë shqetësohen edhe për pasojat që mund të sjellin këto kushte atmosferike për vendin që po përballet me thatësirën dhe krizë energjetike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA