Seancë maratonë prej 18 orësh në Kuvend, PS voton ligjin për diplomatët. Rrëzohen në bllok 6 propozime të opozitës. Braçe abstenon 20/02 04:30
Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike janë mbledhur sot në foltoren që ish-kryeministri Sali Berisha është duke mbajtur në Tiranë.
Ndërsa Berisha ka shfaqur qëndrimin e tij hapur kundër vendimit të Bashës për zhvillimin e zgjedhjeve në FRPD, të rinjtë dëgjohen teksa thërrasin “Basha ik”.
Ndërsa Sekretari i përgjithshëm i FRPD-së, Grigels Muçollari ka kërkuar që Basha të japë dorëheqjen, duke shtuar se çdo minutë që ai qëndron në krye të detyrës i jep oksigjen korrupsionit dhe Edi Ramës.
Në përgjigje të kësaj kërkese të Muçollarit, Berisha u shpreh se Bashën nuk e lejojnë të japë dorëheqjen, por janë ata që do ta heqin.
Top Channel