Opozitari i majtë Orsi fiton presidencën në Uruguai (fotot)
25/11 18:33
Ka shkuar mbi 250 milionë numri i rasteve me Covid-19 në të gjithë botën.
Sipas “Worldometer”, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar gjithsej 250.008.014 raste me Covid-19. Vendin e parë me numrin më të madh të rasteve e mban SHBA me 47 milionë e 280 mijë e 449 raste.
Pas SHBA-së radhiten India me 34.344.087, Brazili 21.862.458, Britania e Madhe 9.241.916, Rusia 8.755.930, Turqia 8.178.901, Franca 7.199.332, Irani 5.980.260, Argjentina 5.295.260 dhe Spanja me 5.025.639 raste.
Ndërkohë llogariten se 5 milionë e 57 mijë e 149 persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në botë, ndërsa numri i të shëruarve ka arritur në 226.333.150 persona.
Top Channel