Policia po heton incidentin në Teksas që la tetë persona të vdekur

07/11/2021 13:43

Autoritetet në Teksas kanë nisur hetimet për vdekjen e tetë personave, të cilët janë vrarë në një koncert, si pasojë e turmës së madhe të njerëzve.

Rreth 50,000 persona kanë qenë pjesë e një koncerti në Hjuston më 5 nëntor, kur turma ka nisur të shtypet në afërsi të skenës, teksa reperi Travis Scott ka qenë duke kënduar.

Kryetari i Hjustonit, Sylvester Turner, u ka thënë gazetarëve se incidenti ka lënë të vdekur tetë persona të moshave nga 14 deri në 27 vjeç.

Trembëdhjetë persona tjera janë plagosur dhe tani janë në spital.

Turner ka thënë se autoritetet janë duke shikuar incizimet, janë duke folur me dëshmitarët, organizatorët e koncertit dhe personat në spital.

“Ky është hetim shumë, shumë aktiv dhe ne do të jemi të përfshirë në të derisa të kuptojmë se çfarë saktësisht ka ndodhur”, ka thënë Turner.

Të mbijetuarit e kanë përshkruar skenën si tejet kaotike, pasi njerëzit kanë shtypur njëri-tjetrin për të marrë frymë.

Koncerti ka qenë pjesë e festivalit Astroworld, të cilin Scott e ka lansuar më 2018.

Organizatorët e kanë anuluar gjithë festivalin, pas incidentit./ REL

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA