Dy persona ranë në prangat e policisë, gjatë operacionit policor në Elbasan, pas një hetimi një vjeçar.

Si rezultat i këtij operacionit u bë  ekzekutimi i masës së sigurimit personal “Arrest me burg”, për shtetasit  Ardian Kaçaniku., 47 vjeç, dhe Edison Kaçaniku., 30 vjeç, banues në Elbasan.

Në banesën e 47-vjeçarit u gjet dhe sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë, fishekë luftarakë,  1 shkop hekuri me hapje me mbishkrimin “Police Using”  dhe 24 tableta metadon.

Më parë policia ka sekuestruar  edhe një sasi  heroine e ndarë në doza dhe një armë zjarri pistoletë tip TT, me municion luftarak.

“Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Kalaja”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për  Hetimin e  Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme dhe Seksioni i Forcës  Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me  Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.  Sekuestrohet një armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike.  Vihen në pranga dy shtetas. Në kuadër të planit  të masave të hartuar nga DVP Elbasan,  për rritjen e sigurisë publike, parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale,  kapjen e personave në kërkim  dhe atyre që lëvizin me armë dhe lëndë narkotike, si rezultat i një hetimi 1-vjeçar, specialistët për Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme,  në bashkëpunim me Seksionin e Forcës Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kalaja”. Si rezultat i këtij operacionit u bë  ekzekutimi i masës së sigurimit personal “Arrest me burg”, për shtetasit  Ardian Kaçaniku., 47 vjeç, dhe Edison Kaçaniku., 30 vjeç, banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit të ushtuar nga shërbimet e Policisë në banesën e shtetasit A.K., u gjet dhe sekuestrua në cilësin e provës materiale: 1 armë zjarri pistoletë, fishekë luftarakë,  1 shkop hekuri me hapje me mbishkrimin “Police Using” , dhe 24 tableta të dyshuar  metadon.  Më parë , në kuadër të këtij procedimi penal, nga shërbimet e Policisë  janë sekuestruar  në cilësinë e provës materiale edhe  një sasi  lëndë narkotike e llojit heroinë e ndarë në doza dhe një 1 (një) armë zjarri pistoletë tip TT, me municion luftarak”, shkruan policia.

Sipas policisë, materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan,  për veprat penale,  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim,  “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA