Kryeministri Edi Rama iu ka kërkuar të gjithë qytetarëve që të mos hedhin plehrat vend e pa vend, duke ndotur kështu mjedisin dhe duke dhënë një shembull kriminal për fëmijët e tyre.
Thirrjen Kryeministri e bëri ndërsa mbajti fjalën e tij për nisjen e aksionit të pastrimit rrënjësor të vendit.
Rama tha se hedhja e mbeturinave është një tradhti kombëtare në dukje e padukshme, ndërsa shtoi se ky është momenti kur secili duhet të mendojë komentet patriotike.
“Të gjithë ta mendojnë dy herë kur hedhin nga dritarja e makinës, lënë pas pasi ngrihen në një piknik mbetjet duke dhënë shembullin më skandaloz dhe kriminal fëmijëve. Ai është momenti kur duhet t’i mendojnë komentet patriotike dhe kur mendojnë si patriot kur duhet të nderojnë dëshmorët, kjo është një tradhti në dukje e padukshme, por në fakt është një tradhti kombëtare shumë e madhe që ta degjenerosh vendin tënd në sy të tjerëve dhe ta bësh vendin tënd si vend ku mund të hidhet çdo mbeturinë”, u shpreh Kryeministri.
Top Channel