“Koha e Berishës ka mbaruar”! Basha: Askush nuk do ta përdorë më PD-në për interesa personalë

07/11/2021 17:55

Kryedemokrati Lulzim Basha mblodhi kryesinë e grupit parlamentar.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu mëson se në këtë mbledhje është diskutuar agjenda parlamentare dhe qëndrimet e opozitës për çdo çështje.

I ndodhur nën sulme konstante e të intensifikuara ditët e fundit nga Sali Berisha, zoti Basha sulmoi ashpër paraardhësin e tij.

Koha e Sali Berishës ka mbaruar. Bashkë me të ka mbaruar edhe koha e mandateve të skaduara dhe përdorimit të PD-së dhe forumeve të saj për interesa personale.Asgjë dhe askush nuk do ta kthejë PD-në në një bunker për interesat personale të Sali Berishës”, tha Basha.

Lulzim Basha në spiralen problematike ku ka hyrë PD futi edhe Edi Ramën.

Halli më i madh i shqiptarëve sot është regjimi i Edi Ramës. Prej javësh, me zdërhalljet e tij Sali Berisha është kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e Edi Ramës. Unë jam i vendosur t’ja këpus këtë edhe këtë tub oksigjeni për regjimin Edi Ramës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA