Japonia do të lehtësojë kushtet e karantinës për hyrjet në vend për biznesmenët që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19.
Me rregulloren aktuale që zbatohet në vendin ku COVID-19 vazhdon ndikimin e tij, biznesmenët futen në karantinë për 10 ditë pas hyrjes së tyre në Japoni.
Sipas lajmit të agjencisë Kyodo, qeveria do të ulë në 3 ditë afatin e karantinës për biznesmenët që hyjnë për një afat të shkurtër në vend dhe të cilët kanë marrë vaksinën kundër COVID-19.
Kompanitë me të cilat biznesmenët janë të lidhur do të njoftojnë autoritetet japoneze për aktivitetin e tyre të biznesit brenda vendit 7 ditë pas karantinës. Në rregulloren e re që do të hyjë në fuqi nga 8 nëntori do të pranohen vaksinat e miratuara nga Ministria japoneze e Shëndetësisë.
Top Channel