Ftesa për Messin përplas PSG-në me Argjentinën, reagon ashpër Leonardo

07/11/2021 22:00

Ftesa nga përfaqësuesja e Argjentinës për Lionel Messin (për dy ndeshjet kualifikuese të Botërorit kundër Uruguait dhe Brazilit) nuk është pritur mirë nga PSG.

Grumbullimi nga kombëtarja bardhekaltër e kapitenit i ishte në dyshim deri në minutën e fundit për shkak të problemeve fizike të futbollistit të lindur në Rosario. Por, në fund, ftesa erdhi, ndërsa Leonardo nuk mund të mos reagonte.

Messi nuk do të jetë “parizieni” i vetëm, sepse edhe Leandro Paredes ka planifikuar të udhëtojë drejt Argjentinës për ndeshjet eliminatore të “Katar 2022”.

Leonardo, në reagimin për “Le Parisien”, theksoi: “Nuk mund të pranojmë të lëmë të grumbullohet më përfaqësuesen e tij një lojtar që për ne nuk është në gjendje fizike ose që është në fazën e rehabilitimit. Nuk është logjike. Këto lloj situatash meritojnë një marrëveshje me FIFA-n.”

Messi ka probleme në gju dhe ka munguar në ndeshjen e Champions League kundër Leipzigut si dhe në sfidën e fundit të kampionatit kundër Bourdeaux. Nga ana tjetër, Paredes ka munguar që nga pushimi i fundit për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare, megjithatë ka marrë ftesë nga Scaloni./ Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA