Një 40-vjeçar ka humbur jetën këtë të diel, pasi e ka zënë korrenti teksa po qëndronte brenda një kabine elektrike në Tiranë.

Policia njofton se shtetasi me iniciale H.N. u gjet pa shenja jete nga disa punonjës së OSHEE-së. Paraprakisht dyshohet se personi që ende nuk është identifikuar ka hyrë në kabinë për të pushuar, megjithatë i mbetet grupit hetimor të mbledhë provat për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:00, në rrugën “Babë Rexha” është konstatuar nga punonjësit e OSHEE-së, brenda kabinës elektrike, pa shenja jete shtetasi H. N, rreth 40 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se ky shtetas kishte hyrë brenda kabinës elektrike për të pushuar, dhe dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA