Policia e Durrësit ka vënë në pranga 2 shtetas dhe ka proceduar penalisht 3 të tjerë, pasi akuzohen se nëpërmjet aparateve të tyre celular organizonin aktivitetin e lotarive të palejuara.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se janë arrestuar një 47 dhe 24-vjeçar.
“Si rezultat i kontrolleve, në lagjen nr. 17, janë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasit:
O.P., 47 vjeç dhe R. D., 24 vjeç, banues në Durrës, si dhe u proceduan penalisht shtetasit:
Dh. B., 33 vjeç, I. K., 40 vjeç dhe N. H., 56 vjeç, banues në Durrës.
Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke organizuar dhe ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lotarive të palejuara (baste sportive), nëpërmjet aparateve të tyre celularë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel