Kryeministri Irakut, Mustafa al-Kadhimi i shpëtoi një tentative për ta vrarë, përmes një droni tek sa ai po qëndronte, brenda shtëpisë së tij në zonën e gjelbër të sigurisë në Bagdad.
Një dron i ngarkuar me eksploziv goditi ndërtesën duke plagosur 6 prej rojeve të sigurisë të kryeministrit.
Burime nga siguria e Iranit thonë se në sulm u përdorën 3 dronë, të cilët u nisën nga Ura e Republikës përgjatë lumit Tigris, por dy prej u tyre u goditën e u rrëzuan.
Sulmi thotë BBC ishte një tentativë eliminimi ndaj kryeministrit Kadhimi.
Në një prononcim për mediat vetë kryeministri Kadhimi bëri thirrje për qetësi nga qytetarët iraken.
Mustafa al-Kadhemi: Shtëpia ime u sulmua nga disa njerëz frikacakë. Faleminderit Zotit unë dhe ata që punojnë me mua jemi mirë. Forcat tona heroike të sigurisë dhe të ushtrisë punojnë për ta mbrojtur e dhënë stabilitet Irakut. Këto raketa e dronë të lëshuar nga frikacakët nuk ndihmojnë për të ardhmen e vendit. Ne po punojmë të ndërtojmë atdheun tonë duke respektuar shtetin dhe institucionet për një të ardhme me të mirë të irakenëve.
Ky sulm që vjen pas një sërë trazirash nga rezultati i zgjedhjeve më të fundit u dënua nga SHBA dhe Irani.
Top Channel