Plani i veprimit për pastrimin e Shqipërisë ka nisur sot nga bregdeti i Vlorës.
Të pranishëm janë kryeministri Edi Rama, ministrat dhe prefekti i Vlorës. Plani do të jetë, jo vetëm operacion pastrimi, por edhe një sistem i ri administrimi, financimi, monitorimi dhe bashkëveprimi me pushtetin vendor, si edhe me qytetarët.
Ai është shprehur se Shqipëria e pastër është një prej përpjekjeve të mandatit të tretë.
Ai ka komentuar qytetarët që komentojnë në rrjete sociale, duke ironizuar se të gjithë bëhen ambientalisë, por aq sa komentojnë, duhet edhe të veprojnë dhe ta mbrojnë ambientin që duan.
“Shqipëria e pastër është një prej përpjekjeve të mandatit të tretë. Sikur gjithsecili atë shishen plastike që zbraz të mos e hedhë apo secili që vjen me familjen për të kaluar disa orë këtu apo në hijen e pishave t’i marrë me vete ato mbetje atëherë e nuk do të turpëroheshim të gjithë nga ky vend i mrekullueshëm që na e ka falur zoti apo natyra për ata që nuk besojnë në Zot. Jemi ne arsyeja. Mua më bën shumë përshtypje duke qenë se i ndjek vazhdimisht qytetarët e përfshirë në rrjete sociale. Kur vjen puna për të bërë komente të gjithë janë ambientalistë. Ata që komentojnë, duhet të jenë ambientalistë jo vetëm në komente por edhe në sjellje”, tha ai.
Sipas Ramës, një shishe plastike në tokë, do një mijë vjet që të tretet, të cilat janë kancer që e mbjellim dhe ushqejmë vetë duke i lënë rrugëve.
“Të jesh patriot nuk do të thotë që je gati të zbrazësh pushkën, të luftosh për atdheun duke komentuar nga kafeneja apo nga shëpia. Të jesh patriot do të thotë të mbash pastër atdheun tënd, të mos i gërvishtësh fytyrën atdheut tënd. Situata kudo edhe këtu ka qenë edhe më keq disa vite më parë, por është shumë keq krahasuar se si duhet jetë. Përtej turizmit, kjo ndotje dëmton ekonominë kombëtare dhe mirëqenien e secilit, jo vetëm për shkak të turizmit por të gjitha efektet zinxhir që ka, edhe shëndetin. Një shishe plastike në tokë, do një mijë vjet që të tretet, prania e miliona e miliona e miliarda mbetjeve të tilla mbi tokën tonë është sëmundje, është kancer që ne e mbjellim dhe ushqejmë vetë duke i lënë rrugëve dhe duke i mbjellë vetë”, tha ai.
Top Channel