Pesë pacientë të infektuar me koronavirus kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, ndërsa janë konfirmuar 568 raste të reja.
Viktimat janë tre qytetarë nga Tirana të moshave 39-85 vjeç, një qytetar nga Gramshi 40 vjeç dhe një 71-vjeçare nga Dibra.
Ministria e Shëndetësisë, në buletinin e kësaj të diele, njofton se nga 2659 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë me Covid: 299 qytetarë në Tiranë, 26 në Durrës, 22 në Vlorë, 20 në Berat, nga 19 qytetarë në Elbasan, Fier, 17 në Lushnje, 15 në Kamëz, 14 në Sarandë, 9 në Dimal, nga 7 qytetarë në Kuçovë, Himarë, Kurbin, Shkodër, nga 6 qytetarë në Lezhë, Kavajë, nga 5 qytetarë në Pogradec, Tepelenë, Këlcyrë, Gjirokastër, nga 4 qytetarë në Mirditë, Vorë, Mallakastër, Korçë, Devoll, nga 3 qytetarë në Gramsh, Skrapar, Divjakë, nga 2 qytetarë në Pukë, Patos, Delvinë, Memaliaj, nga 1 qytetar në Poliçan, Konispol, Klos, Bulqizë, Dibër, Krujë, Shijak, Tropojë, Has, Kukës, Malësi e Madhe.
Janë 8,059 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 184 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar, sipas MSH.
Janë shëruar 398 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 178,111 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (7 Nëntor 2021)
Raste të reja ditore 568
Të shëruar në 24 orë 398
Të shtruar në spitale 184
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 2659
Testime totale 1,328,650
Raste pozitive 189,125
Raste të shëruara 178,111
Raste Aktive 8059
Humbje jete 2,955
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4181
Fier 841
Shkodër 492
Durrës 481
Vlorë 451
Gjirokastër 366
Elbasan 348
Berat 290
Korçë 235
Lezhë 183
Kukës 111
Dibër 80
Top Channel