Zbardhet grabitja e Nazmi Çangut në Nikël, policia gjen “thesarin”, në kërkim disa persona. Ja kush ishte organizatori i ngjarjes

06/11/2021 10:57

Policia e Shtetit ka zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore vjedhjen me dhunë dhe nën kërcënimin e armës të një shume parash në banesën e biznesmenit Nazmi Çangu.

Në kuadër të operacionit “Kasafort” u arrestua në flagrancë shtetasi Saimir Kuçi, banues në Tiranë, ndërsa shtetasi Artan Prenga ndiqet me masa kërkimi.

Po kështu, ndiqen me masa kërkimi edhe disa shtetas të tjere të dyshuar si të përfshirë në këtë ngjarje.

Blutë bëjnë me dije se kanë bërë dokumentimin me prova ligjore se “shtetasi Artan Prenga, në bashkëpunim me persona të tjerë, është autor i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datë 24.10.2021, në fshatin Nikël të rrethit Krujë”.

Gjatë kontrollit të këtyre banesave, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: 14 telefona, një palë pranga, armë të ftohta, lëndë narkotike, 1 bllokues valësh, pajisje elektronike, detektor për kërkim sendesh të çmuara, një maskë bashkë me doreza, ora të markave të ndryshme me vlerë, bizhuteri floriri, koleksion monedhash (60 monedha të vjetra të shteteve të ndryshme).

Si ndodhi ngjarja?

Ajo që duhej të ishte një fundjavë gëzimi u kthye në makthi për familjen Cangu në Nikël të Krujës.

Të gjithë ishin në gjumë kur persona ende të paidentifikuar u kanë hyrë në shtëpi dhe i kanë terrorizuar, ndërsa janë përleshur me kryefamiljarin, biznesmenin Nazmi Çangu, baba i 4 fëmijëve.

Më herët, në një deklaratë të tijën Nazmi Çangu tregoi ngjarjen, ndërsa tha se grabitësit i janë shfaqur në dhomën e gjumit ku i janë prezantuar si punonjës të Policisë së Shtetit. Persona të tjerë, pjesë e grupit të grabitësve, kanë mbajtur të mbyllur në dhoma bashkëshorten, 3 fëmijët e Nazmiut si dhe një shoqen e vajzës së tij.

Fillimisht, grabitësit kanë gjetur një shumë prej 8 mijë eurosh dhe çelësat e shtëpisë e të kasafortës mbi raftin e dhomës së gjumit. Më pas kanë marrë gjithçka në kasafortë, mbi 120 mijë euro në lekë dhe valutë të huaj, si dhe bizhuteri të shtrenjta. Kanë vjedhur edhe një nga dy armët e gjahut që Nazmiu mbante me leje dhe janë larguar nga pjesa e pasme e shtëpisë duke u marrë celularët dhe mbyllur derën e jashtme, për të vonuar njoftimin e policisë.

Pas largimit të grabitësve, britmat e familjes kanë zgjuar vëllanë e tij, Flamuri që banon në vilën ngjitur. Në kamerat e sigurisë së saj është fiksuar një person që hyn në oborr duke kapërcyer avllinë dhe kalon në pjesën e pasme të shtëpisë për të lehtësuar hyrjen e grabitësve të tjerë nga dera e pasme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA