Vritet i riu me thikë në Elbasan/ Nuk dihet motivi i sherri mes të rinjve, plagoset dhe vëllai i viktimës

06/11/2021 00:54

Një sherr me thika mes të rinjve në qytetin e Elbasanit gjatë orëve të mbrëmjes.

Për pasojë u plagosën dy vëllezër, njëri prej të cilëve, i identifikuar si Florenc Kovaçi, 28-vjeç, nuk arriti t’i mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë.

Ndërkohë vëllai tjetër Mikel Kovaçi, 19-vjeç është në gjendje kritike për jetën. Ky i fundit po transportohet në spitalin e Traumës në Tiranë për shërbim më të specializuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA