Tetë policë të plagosur në Londër në protestat anti-qeveritare të Ditës së Zjarrit (fotot)

06/11/2021 19:47

Tetë oficerë policie u palgosën mbrëmë në Londër teksa protestuesit lëshuan fishekzjarre dhe u përleshën me policinë në marshimin e përvitshëm anti-qeveritar të Ditës së Zjarreve.

Disa qindra demonstrues me maskat tradicionale u mblodhën në sheshin kryesor Trafalgar Square, ku priteshin nga oficerë me veshje të rënda.

Gjatë marshimit të tyre te ndezur nga zjarret e fishekzjarret, demonstruesit me pankarta anti-vaksina e anti-kufizime, dogjën një kukull të kryeminsitrit Boris Johnson, teksa policia shtynte kundër tyre për t’i ndaluar.

Autoritetet thanë se u bënë 12 arrestime mes protestuesve për një seri shkeljesh, ndërsa tetë oficerë ishin plagosur nga fishekzjarret.

Policia e Londrës tha më herët se ishin lëshuar 35 urdhra shpërndarjeje në disa zona, prej ndezjes së fishekzjarreve dhe objekteve të rrezikshme.

Në deklaratë shtohej: “Fishekzjarret kanë goditur ose kanë shpërthyer pranë njerëzve dhe kjo mund të shkaktojë plagosje”.

Një protestues i quajtur Richard, tha se protesta e 5 nëntorit vijonte prej disa vitesh dhe është një vijim i marshimeve anti-vaksinë e anti-kufizime.

FOTO GALERI
1/7
Tetë oficerë policie u palgosën mbrëmë në Londër teksa protestuesit lëshuan fishekzjarre dhe u përleshën me policinë në marshimin e përvitshëm anti-qeveritar

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA