Kryeministri Edi Rama sot, në postimin e zakonshëm të mëngjesit, iu ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të vaksinohen kundër COVID-19.
Rama shkruan se vaksinimi duhet të bëhet jo vetëm për të mbrojtur veten, por edhe për të mos u ndodhur jashtë aksesit nëse situata në dimër do të imponojë rregulla të reja.
Ky paralajmërim i kreut të qeverisë, për ata që nuk janë vaksinuar, vjen pas deklaratave të mëparshme të ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Më herët në parlament ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu la të kuptojë se Shqipëria do të vendosë “green pass” për t’u futur në lokale apo marrë shërbime të tjera.
“Si hyhet në një restorant, bar, në Europë. A futet me Greenpass? Po, do e vendosim dhe ne, e vendosëm dhe në universitete.
Për qytetarët është e rëndësishme, që ne kemi pika vaksinimi në çdo qendër shëndetësore, dhe në universitete. Do të vendosim ‘Greenpass’ për të hyrë në lokale dhe në strukturat e shërbimit”, tha ajo.
Postimi
“MIRËMËNGJES 😊
dhe me ftesën për të pavaksinuarit që të vaksinohen një orë e më parë, për të mbrojtur veten e për të mos u ndodhur jashtë mundësisë së aksesit në mjedise publike, në qoftë se situata e dimrit do ta imponojë, ju uroj një fundjavë të mbarë🙏”, shkruan Rama.
Top Channel