Mijëra oficerë të inteligjencës së SHBA përballen së shpejti me shkarkim prej refuzmit të vaksinimit të detyruar për Covid-19, teksa kongesmenët repubikanë kanë ngritur shqetësime për punonjësit e agjencive kritike për sigurinë e vendit.
Raportimet thonë se shumë agjenci të inteligjencës kombëtare kanë më së paku 20 përqind të stafit të pavaksinuar, siç tha kongresmeni republikan Chris Stewart, në një komision të inteligjencës.
Drejtori i CIA William Burns tha javën e kaluar se 97 përqind e oficerëve të agjencisë janë vaksinuar, ndërsa kreu i agjencisë së satelitëve të spiunazhit tha se janë vaksinuar rreth 90 përqind e punonjësve.
Por Stewart thotë se ende në disa nga totali prej 18-komunitete inteligjence në SHBA, kanë më shumë se 40 përqind të punonëjsve të pavaksinuar, shkruan britanikja Daily Mail.
Ai nuk pranoi të identifikonte agjencitë në fjalë duke thënë se përqindjet e vaksinimeve janë informacion i klasifikuar ndërsa shtoi se shifrat janë dhënë nga administrata pa u bërë publike.
Administrata amerikane ka caktuar 22 nëntorin si data e fundit për vaksinimin e punonjësve civilë por rezistenca ndaj urdhrit mund të lërë shumë agjenci pa një pjesë të personalit.
Oficerët e inteligencës janë veçanërisht të vështirë për t’u zëvendësuar prej punës së specializuar që bëjnë.
Edhe drejtoresha e inteligjencës kombëtare Avril Haines refuzoi në një seancë të javës së kaluar të publikonte përqindjen e forcës punëtore të vaksinuar por tha se (nuk presim që kjo të jetë një çështje për misionin tonë”.
Ndërkohë SHBA thotë se 70 përqind e të rriturve në vend janë të vaksinuar dhe 80 përqind kanë marrë të paktën një dozë.
Komuniteti i inteligjencës së SHBA llogaritet se ka rreth 100,000 punonjës.
Top Channel