Pas kërcënimeve me bombë rihapet Universiteti Yale – policia në kërkim të kërcënuesit

06/11/2021 09:30

Qendra e New Haven dhe kampusi i Universitetit Yale konsiderohen të sigurta për t’u rihapur pasi një kërcënim me bombë, e cila gjë nxiti evakuimin e studentëve dhe detyroi mbylljen.

New Haven mori një telefonatë që paralajmëroi autoritetet për një kërcënim me bombë që i referohej vendndodhjeve specifike, tha kryebashkiaku Justin Elicker.

Policia po punon në mënyrë aktive për identifikimin e personit që ka bërë thirrjen, por nuk ka dhënë detaje të tjera, raporton cbs.Studentët në ndërtesat përkatëse fillimisht u evakuuan në New Haven Green, por më vonë u zhvendosën brenda në vende të ndryshme aty pranë.

Oficerët nga agjencitë e shumta të zbatimit të ligjit, duke përfshirë policinë e Yale, policinë e New Haven dhe Departamentin e Sigurisë Kombëtare, u përgjigjën në vendngjarje.

Shefi i policisë së Yale, Ronnell Higgins tha se ai ka qenë gjithashtu në kontakt me policinë e shtetit dhe FBI-në për të ndihmuar hetimin ndaj telefonuesit që informoi autoritetet për kërcënimin me bombë.

Zona midis rrugëve College, Crown, Elm dhe York u mbyll përkohësisht për trafikun dhe këmbësorët, por u rihapën. Gjithashtu edhe kampusi i Yale u rihap pasi policia dha një njoftim të plotë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA