Shtatë pikë në shtatë javë për Partizanin e bëjnë këtë fillim sezoni nga më të vështirët për të kuqt që gjenden aktualisht në prag të mbylljes së fazës së parë të këtij sezoni në vendin e tretë nga fundi.
Trajneri Daja i rikthyer edhe në konferencë për shtyp vazhdon të theksojë se kriza mbetet vetëm e rezultateve.
Sa i përket ndeshjes të së dielës përball Kastriotit të vendit të parafundit por që është me pikë të barabarta me Partizanin, Daja shpreson që të jetë pika e kthesës.
Ndërkohë ditën e diel do të luhet edhe ndeshja Laci-Teuta e cila është një nga përballjet e rëndësishme të kësaj jave të tetë të Abissnet Superiores. Edhe këto dy ndeshje do të keni mundësinë t’i ndiqni drejtëpërdrejtë dhe ekskluzivisht në Digitalb.
Top Channel