Ndeshjet ndaj Anglisë & Andorrës, trajneri Reja shpall listën

06/11/2021 12:46

Edoardo Reja, trajneri i Kombëtares shqiptare ka bërë publike ditën e sotme listën me 24 lojtarët e grumbulluar për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të vlefshme për kampionatin Botëror “Katar 2022”..

Lista ka pak ndryshime nga grumbullimi i fundit në tetor, teksa rikthehen në Kombëtare emra si Albi Doka dhe Qazim Laçi. Ky i fundit nuk ishte pjesë e listës në tetor për shkak të disa problemeve fizike. Do të mungojë për shkak dëmtimi këtë herë mbrojtësi i Atalantës, Berat Gjimshiti, i cili u rikthye të luajë në Champions me bergamaskët, por zyrtarisht thuhet se mungon për shkak dëmtimi.

Ekipi do të nisë grumbullimin nga dita e hënë në Durrës ku do të nisin përgatitjet për dy ndeshjet e radhës, që janë edhe dy sfidat e fundit për këtë fushatë eliminatoresh.
Shqipëria renditet aktualisht e treta në Grupin I me 15 pikë pas 8 ndeshjesh, ndërsa më 12 nëntor do të sfidojë Anglinë në transfertë. Më 15 nëntor në “Air Albania” kuqezinjtë do të Andorrën, shkruan SuperSport.

Të hënën trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja do të dalë në një konferencë për shtyp, që do të zhvillohet në orën 11:00 në kompleksin Tropikal në Durrës, ku do të shpjegojë edhe zgjedhjet dhe do të analizojë dy sfidat e radhës.

Më poshtë edhe lista e Kombëtares për dy ndeshjet e nëntorit:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA