Qytetarët po përballen me çmime rekord të karburantit me fillimin e muajit nëntor. Nafta dhe benzina kanë shkuar deri në 195 lekë.

“Sa shpenzonit më parë për naftë dhe sa shpenzoni tani?”

Shoferët: “Është rritur jashtë mase, jashtë mase.”

“Mos na pyet se jemi bërë për ta fikur makinën mos ta lëvizim më. Është shumë i shtrenjtë çmimi, katastrofë.”

“Kostot padyshim që janë rritur. Le të themi diku te 20% më shumë, çmimi është në nivele shumë të larta.”

Nafta është një nga produktet më të taksuara nga qeveria shqiptare. Rreth 100 lekë në çmimin përfundimtar janë taksa për qarkullimin, TVSH dhe akciza.

“A mendoni se është i drejtë vendimi i qeverisë për të paguar taksë qarkullimi nëse lëvizni me makinë?”

Shoferët: Po, jemi duke u taksuar shumë. Ne taksa po paguajmë gjithandej. Tani të paguash taksë edhe për rrugën, edhe për qarkullimin kjo është e dyfishtë për ne.

Nafta qëndronte në nivelin e 148 lekëve gjatë pandemisë, por që nga fillimi i vitit ajo ka ardhur me rritje. Vetëm gjatë muajit tetor nafta është rritur dy herë duke arritur në nivelin e 186 lekëve, ndërsa rritja nuk ka ndërmend të ndalet, me kërkesën globale që është shumë e lartë për produktet energjetike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA