Në një intervistë për gazetën britanike “The Telegraph”, kryeministri i Kosovës Albin Kurti u përpoq t`i binte këmbanave të alarmit për rrezikun që vjen nga Serbia.

Ai tha se Beogradi kërcënon të nisë një luftë të re ballkanike në përpjekje për të siguruar koncesione nga Perëndimi dhe e akuzoi presidentin serb Aleksandër Vuçiç se po vepron si “Gjermania mes Luftërave Botërore” .

Kurti paralajmëroi se krizat e fundit në Kosovë dhe Bosnje mund të përshkallëzohen nëse qeveritë perëndimore nuk e marrin seriozisht situatën. Muajin e kaluar, Serbia vendosi trupa pranë kufirit më Kosovën dhe serbët etnikë bllokuan zonën. Në fillim të kësaj jave sakaq, përfaqësuesi i lartë i OKB-së në Bosnje paralajmëroi se marrëveshja e paqes e Dejtonit e vitit 1995 është në prag kolapsi.

“Unë mendoj se situata është padyshim më e rrezikshme se më parë”, tha Kurti. “Ata duan të sillen sikur të jenë Gjermania mes dy luftërave botërore: “nëse nuk do të na kënaqni, ne do të nisim një konflikt tjetër.

Po t“i kontrollini shifrat për shpenzimet ushtarake në Serbi vitet e fundit, do te shihni se ato janë shumëfishuar. Për kë po i blejnë të gjithë këto armatime”, shtoi ai. Serbia ka modernizuar forcat e saj ajrore duke blerë drone, avionë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore nga Rusia dhe Kina. Vuçiç ndërkohë mohon që këto lëvizje të kenë në sfond përgatitjen për konflikt, dhe mbron të drejtën të drejtën e vendit të tij që të blejë armë kur të dojë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA