Ishte një nga të paktat skuadra në Europë, që nuk e kishte provuar ende shijen e humbjes së parë sezonale, por kjo ndodhi deri sa erdhi dita e ndeshjes me Bayernin.
Bëhet fjalë për Freiburgun, që bashkë me Liverpoolin, ishin të vetmet skuadra pa humbje, ndërsa tani e në vijim kanë mbetur vetëm “the reds”.
Pasditen e sotme Freiburg pati misionin e vështirë për të ruajtur pathyeshmërinë në sfidën ndaj Bayernit të Mynihut në “Allianz Stadium”, megjithatë nuk ia doli, pasi bavarezët triumfuan me rezultatin 2-0.
Leon Goretzka zhbllokoi sfidën në minutën e 30-ë, pasi shfrytëzoi një asist të Thomas Muller, ndërsa në pjesën e dytë, pikërisht në të 75-ën, ishte bomberi polak Robert Lewandowski që dërgoi topin për herë të dytë në rrjetë, duke mbyllur llogaritë e ndeshjes.
Në minutat shtesë pati kohë për një gol të miqve me anë të Haberer, megjithatë nuk kishte më kohë për të shmangur humbjen, pasi erdhi vërshëllima finale që la tre pikët për Bayernin, i cili tani kryeson me 28 pikë, 4 më tepër se Dortmundi ndjekës.
Në ndeshjet e tjera, Wolfsburg triumfoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Augsburgut, Stuttgarti u befasua në shtëpi nga Arminia Bielefeld, ndërsa Bochum mposhti 1-0 Hoffenhaimin në shtëpi.
Top Channel