Infeksionet COVID-19 në Britani të Madhe në nivele rekord

06/11/2021 01:33

​Infeksionet COVID-19 mbeten në ose pranë niveleve rekord në të gjithë Britaninë e Madhe, sipas shifrave të reja. “Rreth një në 50 persona në familje në Angli u infektuan me COVID-19 në javën deri më 30 tetor, e pandryshuar nga një javë më parë”, njoftoi Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS).

Një në 50 është e barabartë me rreth 1,1 milionë persona dhe është i njëjti proporcion personash që u vlerësua se kishin koronavirus në kulmin e valës së dytë në fillim të janarit. Ai është, gjithashtu, niveli më i lartë i infeksioneve që nga fillimi i vlerësimeve javore të ONS në korrik 2020.

Në Uells, rreth një në 40 persona kishin COVID-19 javën e kaluar, e pandryshuar në javën e kaluar dhe sërish më e larta që nga fillimi i vlerësimeve. Shifra e fundit për Irlandën e Veriut është një në 65, duke u rritur çdo javë nga një në 75, por pak më poshtë nivelit rekord prej një në 40, i vlerësuar në mes të gushtit.

Për Skocinë, vlerësimi është një në 80, pak më pak nga një në 75 javën e kaluar dhe nën kulmin e shtatorit prej 1 në 45. ONS e përshkroi tendencën afatgjatë në Angli, Skoci dhe Uells si “të pasigurt”, ndërsa përqindja e njerëzve që rezultuan pozitivë në Irlandën e Veriut “ka vazhduar të rritet”.

Të gjitha shifrat janë për persona nëpër familje dhe nuk përfshijnë spitalet, shtëpitë e kujdesit dhe mjedise të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA