Tashmë midis nesh po qarkullojnë Gripi Sezonal dhe Virozat e Stinës. Nga ana tjetër ndodhemi në valën e re të Pandemisë së Covid- 19. Fakti që të dyja këto patologji ekzistojnë në të njejtën kohë dhe secila kërkon vaksinën e vet, mund të shkaktojë konfuzion te njerëzit. Dhe në këtë situatë kaotike lindin shumë pikëpyetje dhe paqartësira.
A është e këshillueshme marrja në të njëjtën kohë e Vaksinave kundër Gripit dhe e Covid-it?
A kushtëzohet bërja e Vaksinës së Gripit nga koha kur është kryer Vaksina antiCovid?
Lajmet shkencore dhe mjekësore në lidhje me këtë argument, të cilat i lexojmë cdo ditë në internet, janë në përditësim të vazhdueshëm dhe shpeshherë ndikojnë më shumë në krijimin e kaosit se sa në qartësimin e vetë situatës.
Si duhet menaxhuar përballja e Gripit Sezonal dhe Virozave të Stinës me Pandeminë e Covid -19?
Cilat janë shenjat klinike të përbashkëta dhe ato dalluese midis Gripit Sezonal dhe Covid-it?
Ndërkohë mos të harrojmë që këto kohë është kthyer në temë të nxehtë vaksinimi me dozën e tretë të vaksinës AntiCovid. A duhet bërë ajo dhe për cilët persona është e këshillueshmë që të bëhet?
Pse duhet kryer doza e tretë e Vaksinës antiCovid dhe cilët janë kategoritë e rrezikuara për të cilat rekomandohet?
Gjithçka në Hipokrati!
Sonte, ora 17:00!
Top Channel