15/01 21:46
Një shqiptar është dënuar me burg të përjetshëm pasi goditi mizorisht me thikë një rumun për më shumë se 60 herë pasi viktima erdhi në Britani për një jetë më të sigurt.
Erlin Hasa goditi 62 herë me thikë 43-vjeçarin Marian Savu pasi e ndoqi nga një festë në Perry Barr dhe në fund e vrau në një rrugë.
35-vjeçari shqiptar e mohoi vrasjen, por u shpall fajtor nga një trup gjykues në Gjykatën e Birminghamit.
Gjykatësi Francis Laird tha se Hasa do të kalonte si fillim një minimum prej 23 vitesh në burg, përpara se të mund të konsiderohej një mundësi për lirim.
Laird tha se të gjithë të tjerët në mbledhjen në Perry Villa Drive më 2 mars 2021 ishin shqiptarë ndërsa zoti Savu ishte rumun.
Top Channel