Një sherr me thika mes disa të rinjsh ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Elbasanit.

Për pasojë u plagosën dy vëllezër, njëri prej të cilëve, i identifikuar si Florenc Kovaçi, 28-vjeç, nuk arriti t’i mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë. Ndërkohë vëllai tjetër Mikel Kovaçi, 19-vjeç është në gjendje kritike për jetën. Ky i fundit po transportohet në spitalin e Traumës në Tiranë për shërbim më të specializuar.

Sherri dyshohet të ketë degraduar në përdorimin e armëve të ftohta pas debateve për një femër.

Më datë 05.11.2021, rreth orës 19:50, në lagjen “Qemal Stafa”, Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta mes dy vëllezërve dhe disa personave të tjerë, konflikti është përshkallëzuar dhe për pasojë dy vëllezërit janë plagosur me mjet prerës  thikë.

Si pasojë e plagëve të marra njëri prej vëllezërve  shtetasi F.K., rreth 28 vjeç, banues në Elbasan ka ndërruar jetë ndërsa vëllai tjetër shtetasi M.K 19 vjeç, ndodhet në spital për ndihmë mjekësore”, njofton policia.

Ndërkohë shërbimet e policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

FOTO GALERI
8/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA