Dy klasa të 12 në shkollën e mesme “Ismail Qemali” janë mbyllur, pasi disa nxënës kanë shfaqur shenja të covid 19 e pasi instituti i shëndetit publik ka kryer tampon ata kanë rezultuar pozitiv.
“Dhe ky vendim nuk tregon se sa nxënës janë infektuar. Ata kanë marr tampon të klasës në fillim të javës më pas vazhduan mësimin. E në mos gaboj ose pas një dite ose dy ka dalë vendimi i ndërmjetëm që të izolohen për dy ditë; ndërsa sot lajmërohemi që do karantinohen 14 ditë. Tampon klasave të tjera nuk ju kanë bërë. Nëse klasa e fëmijës si mështë vatër, kështu I bie që gjithë shkolla të jetë vatër sepse nxënësit dalin jashtë klasës takohen me të tjerë. Mësues në dijeni time nuk janë infektuar sepse ishin sot në shkollë.”
Drejtoria e shkollës është kujdesur që maturantët e izoluar të zhvillojnë mësimin online teksa do të qëndrojnë për 14 ditë të karantinuar.
“Fëmija im ka rezultuar negative dhe po zhvillon mësimin nga shtëpia. Pyetja ime është: nëse pasi të kthehen dhe ka të tjerë të infektuar do të qëndrojnë edhe 14 ditë të tjera në shtëpi? Kështu i bie që ta mbyllin vitin online , e nuk ka arsyetim kur jeta shoqërore vijon pa asnjë masë…”
Të pakënaqur me vendimin e mbylljes së dy klasave të maturës, teksa ky vit është vendimtar për nxënësit, prindërit e tyre shkuan të ankimojnë vendimin pranë Inspektoriatit shëndetësor duke kërkuar që të hënën mësimi të zhvillohet normalisht.
Top Channel