Komandot e Marinës Mbretërore Britanike “dominuan” qartazi ndaj trupave amerikane gjatë një stërvitjeje të përbashkët ushtarake të zhvilluar në shkretëtirën Mojave të Kalifornisë.
Në betejën e improvizuar pesë ditore në bazën “Twentynine Palms”, anglezët arritën një fitore të qartë mbi kolegët e SHBA-së. Sipas Daily Telegraph, ishin aq të suksesshëm sa që në dy ditët e para të manovrave, amerikanët kërkuan për një “rinisje nga fillimi”.
40 trupat speciale britanike i shkatërruan ose çaktivizuan të gjitha asetet e palës kundërshtare në lojën e luftës. Zona e stërvitjes shtrihej në mbi 3,500 kilometra katrorë shkretëtirë dhe male, duke përfshirë edhe mjedise urbane të populluara nga aktorë që interpretonin civilë.
Britanikët ia dolën mbanë të shënjestronin shtabin dhe pajisjet e vlefshme të amerikanëve duke paralizuar sulmet e tyre. Artileria britanike dhe avionët luftarakë ndihmuan komandot të avansonin, duke dërrmuar përpjekjet e palës tjetër me një sulm madhor final.
Top Channel