Shefi i shtabit amerikan: “SHBA e fiton luftën me Kinën për Tajvanin po shkoi puna aty”!

04/11/2021 14:23

Ushtria e Shteteve të Bashkuara e ka “absolutisht” aftësinë të mbrojë Tajvanin nga një sulm i Kinës nëse do t`i kërkohet një gjë e tillë, deklaroi shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane, gjenerali Mark Milley.

Milley tha se nuk priste që Kina të ndërmerrte veprime ushtarake kundër ishullit në 24 muajt e ardhshëm. Por, kur u pyet nëse Pentagoni mund ta mbronte Tajvanin, u përgjigj se nuk kishte asnjë dyshim për këtë, duke nënkuptuar besimin e plotë në epërsinë amerikane.

Ai sqaroi se vendimi për të ndërhyrë nëse Kina do të kërkojë të marrë kontrollin e ishullit, do të merret nga presidenti i Shteteve të Bashkuara.
“Ne e kemi plotësisht aftësinë për të bërë shumë gjëra, në mbarë botën nëse është e nevojshme.

E kemi absolutisht një aftësi të tillë dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim”, u shpreh ai. Milley sidoqoftë nuk parashikon që Pekini, që e sheh Tajvanin si provincën të shkëputur të Kinës, të bëjë ndonjë lëvizje kundër tij në një të ardhme të afërt.

“Megjithatë”, shtoi ai “ duket qartë se kinezët po i shtojnë aftësitë e tyre për t`i ofruar opsione të tilla udhëheqjes kombëtare nëse zgjedhin ta bëjnë atë lëvizje”, u shpreh ai, edhe pse shtoi se SHBA beson që mosmarrëveshja mes Kinës dhe Tajvanit duhet zgjidhur në mënyrë paqësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA